Kulla e “Lulit”, blerja 6.5 miliardëshe

Mund të quhet kulla e Lulit. Ka blerë dy kate dhe shuma është marramendëse. Bëhet fjalë për 6.5 miliardë lekë!

Pas akuzave të Gazmend Bardhit, Lulzim Basha mohoi se ka përfituar 2 kate të një kulle në Hyrje të Liqenit Artificial. Por Syri TV, fakton se Lulzim Basha në emër të kunatit ka zhvendosur në këtë kullë të 5 bizneset e regjistruarara në emër të kompanive familjare të tij. Sipas Gazmend Bardhit, Basha ka përfituar tek kjo kullë vetëm një muaj pas humbjes së zgjedhjeve në prill të 2021-shit. Kjo nuk është hera e parë që Basha akuzohet për përfitime të kësaj natyre. Pak kohë më parë, Erjon Veliaj e akuzoi Bashën se ka përfituar 4 vila në resorte luksoze në Tiranë dhe jashtë saj. Basha e paditi Veliajn por në mënyrë të paqarte ai u tërhoq nga kjo padi.

Por pavarësisht se u mundua të mohojë se ka kate në një nga kullat më të shtrenjtat në Tiranë, dokumentet tregojnë që familjarët e afërt të Lulzim Bashës kanë marrë apartamente në Lion Residence, për ti përdorur për zyra. Është pikërisht Kunati i Lulzim Bashës, Ejron Isufi, i cili ka marrë hapësira të konsiderueshme në këtë rezidencë, duke zhvendosur aty të gjitha bizneset e tij të regjistruara. Madje dhe ortaku i tij i vetem e ka transferuar biznesin me firmën e kunatit të Bashës, pikërisht në këtë kompleks.

Siç shihet nga dokumentetet zyrtare të qendrës kombëtare të biznesit, vetë Erion Isufi disponon zyrë në katin e parë të Lion Residence. Gjithashtu edhe pesë kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës si: Landmark Communictations, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, kanë si adresë katin e parë të Lion Residence, e cila është një nga ndërtimet më të shtrenjta në Tiranë, ku vlera e një metëri katëror shkon deri në 4 mijë euro. Të gjitha këto kompani, janë në emrin e Erion Isufit, vëllai i bashkëshortes së Lulzim Bashës. Por kjo nuk është hera e parë, që Lulzim Basha akuzohet se përfiton kulla dhe prona në Tiranë, shpesh edhe të dyshimta. Ai u akuzua nga Erion Veliaj pas tërmetit të vitit 2019 se përfitoi 4 vila luksoze në Tiranë dhe jashtë saj, por Lulzim Basha e mohoi atë duke hapur dhe padi në gjykatë. Por disa kohë më pas, Basha u tërhoq nga padia kundër Erion Veliajt, duke mos dhënë kurrë arsye për një veprim të tillë, e duke lënë të kuptohet se akuzat janë të vërteta./Syri.net

About Redaksia

Check Also

7 familjet mafioze që u lajmëruan për arrestimet dhe loja e ndyrë e Dumanit për të shpëtuar Olsi Ramën

Sali Berisha Sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar …

Leave a Reply