Edhe vjehrra e Lulit me kullë! A i mori dy katet si dhuratë nga leja e ndërtimit?

“RD”

Kur kishin kaluar vetëm 4 muaj nga humbja e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe Luli pretonte se “tani do të fillonte lufta” në fakt Luli nisi biznesin e kullave. Ai mori si dhuratë dy kate kullash në kullën më të shtrenjtë në Tiranë, në atë që njihet si “Lion Park”.
Po në dokumente dalin jo vetëm familjarët e Lulit, por edhe vjehrra e tij që ka një copë kullë në të njëjtin vend. Mediat kanë publikuar se vlera e sipërfaqeve të marra nga familjarët e Bashës arrin në 5.2 milionë euro. Po media ka investiguar se familja e Bashës nuk io justifikon sipërfaqet e marra me paratë që ata eisponojnë, atëhere pyetja që shtrohet është a i mori Luli katet në kullë si dhuratë për lejen e ndërtimit të dhënë për ndërtimin e këtij pallati në kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie?
Për këtë duhet parë koha kur është lëshuar leja e ndërtimit sepse jemi para një fakti të pastër korruptiv ku paratë nuk justifikojnë sipërfaqet e përfituara nga familjarët e Bashës ndërkohë që disa pikëpyetje dalin nëse këto kate janë dhuratë për lejen e ndërtimit të dhënë gjatë kohës që Basha drejtonte Bashkinë?

Investigimi i SYRI TV

SYRI TV solli dokumentet, se si bizneset familjare të Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2021, u transferuan në kullën më të shtrenjtë të Tiranës, duke marrë jo pak, por 2 katet e para në kullën ku çmimet e apartamenteve janë shitur me 4 mijë euro, ndërsa ambientet e bizneseve me çmim deri në 8 mijë euro.
Pesë kompanitë në emër të kunatit dhe vjehrrës së Lulzim Bashës si: Landmark Communications, Landmark Premium Print, Moveo Albania Technology dhe Landmark Technologies, kanë si adresë katin e parë të Lion Residence.
Dokumenti tregon se si me firmë të kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe vjehrrës së tij Xhane Isufi, në datë 23 nëntor 2022, kompania Moveo Albania Technology vendos që të akomodohet në zyrat e marrë në këtë kullë, zyra të cilat ishin porositur muaj më parë, por me përfundimin e punimeve, u krye edhe zhvendosja.
Në pamje shihni edhe dokumentin e planit të investimeve të kësaj kompanie, e cila nga një pamundësi financiare për kryerjen e investimit të tillë, për shkak të xhiros disa herë më të ulët, bëhet pronare e zyrave ndër më të shtrenjta në Tiranë.
Por edhe deklarimet e bëra në bilancin e kësaj kompanie ngrenë pikëpyetje edhe më të mëdha, pasi shuma e deklaruar për blerjen e ambienteve për zyra është shumë herë më e vogël se sa realisht është çmimi për metër katror në këtë kullë.
Por jo vetëm Moveo Albania Technology, të pesta kompanitë e familjarëve të Lulzim Bashës, prej humbjes së zgjedhjeve në 2021-shin zgjerojnë pronësinë me ambiente zyrash në kullat luksoze të Tiranës.
Në këtë dokument faktohet se e njëjta praktikë është ndjekur edhe nga kompania Landmark Technologies, e po në të njëjtën datë, më 23 nëntor 2022, me firmë sërish të Erion Isufit dhe Xhane Isufit është vendosur transferimi i kësaj kompanie në zyrat luksoze në kullën e vendosur në Rrugën e Elbasanit.
Një ditë më pas, më 24 nëntor 2022, Erion Isufi firmos gjithashtu që edhe kompaninë tjetër të tij të konsulencës ta transferojë në kullën luksoze.
2 javë më pas, Erion Isufi do të firmoste si aksioner i vetëm edhe për akomodimin e kompanisë Landmark Communications, në kullën luksoze, siç provohet edhe nga dokumenti që shihni në pamje.
Nga një përllogaritje e thjeshtë e sipërfaqes së marrë në këtë kullë nga kompanitë e familjarëve të Lulzim Bashës dhe çmimit me të cilat janë shitur në treg ambientet e tjera, vlera e tyre shkon në mbi 5.2 milionë euro, kapital ky i padisponueshëm nga kompanitë e familjarëve të Lulzim Bashës, e aq më shumë i padeklaruar si vlerë totale në kompanitë që rezultojnë se i kanë marrë ato.
Por ndërsa Lulzim Basha pretendon se familjarët e tij kanë deklaruar çdo transaksion, i takon të shpjegojë nëse ka përfituar sipërfaqe banimi në këtë kullë dhe në emër të kujt janë regjistruar si dhe për faktin se si është justifikuar vlera reale e këtyre ambienteve që rezulton e deklaruar në shifra qesharake.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply