Kurti: Radoiçiçi ishte “Prigozhini i vogël” i Vuçiçit në malet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median britanike, Skynews, është shprehur se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të tilla si në Banjskë në të ardhmen.

Ai shprehet i bindur se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb.

Për lidhjen e Aleksandër Vuçiçit me Milan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, e ka krahasuar me atë të presidentit rus me ish-shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Milan Radoiçiq, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiqi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan Radoiçiq. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist”, ka thënë ai në intervistën në SkyNews të premten mbrëma.

Kurti ka theksuar se nuk ka asnjë mundësi që sasinë e madhe të armatimit të rëndë që grupi i serbëve e kishin në Banjskë, ta merrnin pa përkrahjen e Serbisë.

“Municioni që është gjetur, pajisjet ushtarake, dronët, kallashët, granatat, të gjitha erdhën nga Serbia. Ata kanë prodhuar këto në fabrika ushtarake në pronësi shtetërore. Asnjë shans që këto armë t’i merrnin pa përkrahjen shtetërore serbe. Prokuroria jonë tani ka prova se ata kanë mbajtur edhe dokumente bashkë me këtë armatim të rëndë. Municioni dhe armatimi që ka vlerë mbi 5 milionë euro është prodhuar në dy fabrika ushtarake në pronësi të Serbisë”, ka deklaruar ai.

About Redaksia

Check Also

Votimi/OKB njeh gjenocidin në Serbenicë, Vuçiç mbulohet me flamurin e turpit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. …

Leave a Reply