Bardhi rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar: Kemi revokuar vendimin e 15 janarit 2022

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi rikthen Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

Vendimi për përjashtimin e Bylykbashit dhe emrave të tjerë nga PD erdhi nga Basha pas protestës së 8 janarit me arsyetimin se nuk u distancuan nga ngjarjet e asaj dite.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …

Leave a Reply