Ministri izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale tha katër muaj më parë për Fox News se Alex Soros është imazhi në pasqyrë i babait të tij. Amichai Chikli tha se edhe ai do të vazhdojë të ndjekë axhendën anti-Izrael.
Po pse ka rëndësi ky përcaktim i Izraelit për Soros. Që nga qershori kur është bërë kjo deklaratë ka pasur shumë ndryshime në politikat e Departamentit të Shtetit ndaj Iranit. Sot Irani është në krah të Hamasit që kreu sulmet terroriste dhe dyshimet janë se sponsori i këtyre sulmeve është Irani me 6 miliardë dollarët që mori nga Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve mes tyre.
Reagimi i tij erdhi pasi u mësua se Alex Soros ka trashëguar perandorinë 25 miliardë dollarë të babait të tij.
I pyetur nëse edhe Alex do të vazhdojë të financojë grupimet që demonizojnë shtetin izraelit, Chikli tha se është i bindur për këtë.
Chikli është një kritik i hapur i organizatave që kërkojnë t’i heqin Izraelit legjitimitetin si një shtet hebre. Ai veçoi sidomos dy OJQ amerikane, të cilat tha se financohen nga Soros.
“Human Rights Watch është një orgnizatë që po sulmon rëndë izraelitët dhe po sulmon Izraelin duke e etiketuar si një shtet aparteidi dhe duke delegjitimuar dhe demonizuar Izraelin,” tha ai.
Po ashtu Soros financon edhe organizatën J Street, e cila mbështet pozicionet e mbajtura nga Irani dhe Palestina, ndërsa së fundmi zhvilloi një aktivitet anti-Izrael në Kongres.
Chikli tha se Soros dhe OJQ-të e tij refuzojnë të njohin përcaktimin modern të antisemitizmit si koncept siç është nënvizuar nga Aleanca për Kujtimin Ndërkombëtar të Holokaustit (AKNH).
Vetë Alex Soros doli kundër përcaktimit që i bën AKNH antisemitizmit në një shkrim të publikuar në CNN.
Kurse Kosova u bë javën e kaluar vendi i dytë mysliman që miraton përcaktimet e AKNH për antisemitizmin. Pas votimit të parlamentit, presidentja Vjosa Osmani e vlerësoi një nismë të tillë duke thënë se Kosova do dalë kundër çdo paragjykimi, urrejtje dhe antisemitizmi.