Nagorno – Karabaku armen nuk ekziston më. Ka mjaftuar një javë e vetme për t’i dhënë fund 30 viteve pavarësi faktike të enklavës separatiste azere të mbiquajtur Republika e Artsakut midis maleve të Azerbaixhanit jugperëndimor. Mbi 100000 persona të çvendosur kanë kaluar kufirin armen në Kornidzor, një fshat i transformuar në qendër identifikimi e mikpritjeje të parë dhe tashmë nuk mbetet veçse një pjesë e vogël e 120000 banorëve armenë që banonin Republikën e Artsakut përpara operacionit rrufe të Bakusë të së mërkurës 20 shtator.
Pak orë avancim në forca kanë bindur autoritete proarmene se rezistimi ushtarak ishte i pamundur dhe se rruga e vetme ishte pranimi i kushteve të Bakusë. Traktatet e mëpasëm të Yevlakut, në territorin azer, kanë qenë një formalitet. Presidenti azer Ilham Aliyev dhe enturazhi i tij janë vendosur ta përpunojnë veprën e ripushtimit të nisur qysh në vitin 2020 dhe ta eliminojnë praninë armene nga Nagorno – Karabaku. Faktikisht, qysh kur Armenia e kishte mundur ushtrinë azere në luftën e 1991 – 1993, në rajon ishte instaluar një qeveri autonome proarmene që qysh atëhere kishte vepruar si shtet i pavarur, megjithëse nën hijen e Jerevanit.
Por njohja ndërkombëtare nuk ka ardhur kurrë, as nga mëmëdheu Armeni: Republika e Artsakut ka qenë e konsideruar gjithmonë një enklavë separatiste azere, megjithëse qetësinë relative në rajon (përjashto ndonjë gërricje perëndimore) kishte bërë të mendohej për një ruajtje të stauskuosë. Vendim që i ka kushtuar shtrenjtë armenëve të Artsakut. «Refuzimi i zgjidhjes së çështjes në vitet ’90, pas fitores tonë, kur mund të tentohej të gjendej një formë pavarësie për Artsakun ka qenë gabim», rrëfen Yulia, profesore ruso – armene, prej vitesh banore në Jerevan. «Mbështeteshim vetëm tek mbrojtja e Rusisë. Deri sa ishte Kocharian (president armen për dy mandate, shënimi im.), që ishte miku i Putinit, i ndjenim shpatullat e ngrohta». Por ndërkohë Azerbaixhani është riorganizuar ushtarakisht, ka nisur të blejë armë teknologjikisht të avancuara nga Turqia dhe Izraeli, duke i braktisur progresivisht sistemet e armëve sovjetike, ka organizuar manovra ushtarake me Ankaranë për t’i stërvitur njerëzit e tij dhe ka investuar miliarda dollarë (të ardhura nga shitja e hidrokarbureve me të cilat vendi është i pasur) në mbrojtje.
Veç kësaj, në vitin 2018 Armenia ka zgjedhur të ndryshojë orientim dhe të largohet nga aleatja e vjetër. I ashtuquajturi «Revolucion i Kadifenjtë» që ka detyruar qeverinë e Jerevanit dorëheqjen pa u qëlluar as edhe një fishek dhe e ka çuar kryeministrin aktual Nikol Pashinyan në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit, ka modifikuar ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit. Pashinyan ka filluar të shikojë nga Perëndimi, sidomos nga Europa, duke i bërë shpesh apel rrënjëve të përbashkëta kristiane dhe vullnetit të vendit të tij për ta braktisur modelin passovjetik. Demokraci, transparencë, treg i lirë, reforma sociale. Një program ambicioz që i ka çuar armenët të «jetojnë 2 vitet më të mira të historisë tonë», siç kam dëgjuar nga shumë të rinj gjatë javëve të fundit. Shumë emigrantë janë rikthyer në shtetin e vogël kaukazian. Të ashtuquajturit «fëmij të diasporës», e filluar gjatë genocidit të përgatitur nga osmanët në periudhën 1915 – 1919, kanë sjellë kapitale dhe dëshirë për të bërë.
Por ëndërra e bukur ka zgjatur pak. Më 27 shtator 2020 Azerbaixhani ka vënë në zbatim një ofensivë të fuqishme, e mbështetur strategjikisht dhe ushtarakisht nga Turqia, dhe në vetëm 44 ditë ka arritur të ripushtojë 2/3 e territorit të Nagorno – Karabakut të kontrolluar nga armenët. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet ndërkombëtare, që për vite e kishin damkosur kursin e ri të Jerevanit, janë kthyer nga ana tjetër, ndërsa qeveria armene kërkonte ndihmë. Moska ka vendosur ta zbatojë hakmarrjen e saj duke ndërhyrë vetëm në fund dhe vetëm në rrugë diplomatike, duke dërguar më pas 2000 ushtarë si kontigjent paqeje për të garantuar armëpushimin në rajon. Për vendin ka nisur një krizë e re, e thellë dhe e zezë si zija për mbi 7000 familje që prej dy vitesh qanin të vdekurit. Midis kujt kërkonte dorëheqjen e Pashinyan dhe kujt apelonte rifillimin e luftimeve, për armenët ka qenë menjëherë e qartë se tashmë ishte vetëm një çështje kohore përpara se Azerbaixhani të tentonte ta kompletonte ripushtimin e territoreve që armëpushimi i 10 nëntorit 2020 linte nën kontrollin e tyre.
Faktikisht, duke përfituar nga impenjimi i Rusisë në Ukrainë dhe i mospërputhjeve në rritje midis Jerevanit dhe Moskës, Azerbaixhani ka vendosur, megjithëse në rrugë jozyrtare, një embargo në territoret e mbetura nën kontrollin armen. Muaj bllokimesh që kanë ndërprerë çdo lidhje midis Artsakut dhe Armenisë nëpërmjet mbylljes së «Korridorit të Lachin», rruga e vetme e mbetur midis armenëve midis territorit sovran të Jerevanit dhe kryeqytetit separatist Stepanakert. Një situatë aq e rëndë sa ta shtyjë kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Luis Moreno Ocampo, të flasë për «rrezikun e genocidit». Në një raport 28 faqesh të paraqitur në Kombet e Bashkuara më 7 gushtin e kaluar, Ocampo ka akuzuar qartazi qeverinë e Azerbaixhanit se ka vënë në rrezik 120000 persona të etnisë armene në territorin separatist të Nagorno – Karabakut për shkak të mbylljes së «Korridorit të Lachin», duke theksuar se «uria është arma e padukshme e geoncidit. Pa një ndryshim të menjëhershëm drastik, ky grup armenësh do të shkatërrohej brenda pak javësh».
Pak më shumë se një muaj pas alarmit të lëshuar nga Ocampo, Azerbaixhani i ka dhënë jetë një «operacioni antiterrorizëm» në zonën e Stepanakertit dhe në qendrat limitrofe. Për gazetarëtnuk ka qenë as koha të ulen në Kaukazin jugor që luftimet patën përfunduar. Trupat azere kanë hyrë nëpër fshatra dhe në qyteza i kanë shërbyer si rrip rrethimi Stepanakertit. Më pas se 24 orë pasi Samvel Shahramanyan, presidenti i Republikës së Artsakut, ka deklaruar dorëzimin. Dy kushtet e imponuara nga Bakuja për armëpushimin: dorëzimi i armëve dhe çinstalimi i çdo aparati administrativ. Dukej e pamundur, por administrata ka pranuar, duke i dhënë fund kështu 30 viteve irredentizmi armen në rajon.
Me dekretin e 28 shtatorit, frut i bisedimeve të pasluftës së Yevlakut midis autoriteteve armene të mundura dhe qeverisë azere, presidenti Shahramanyan ka eliminuar çdo dyshim. Pavarësisht dëshirës që në traktativat në vazhdim të gjendej një formulë që të paktën të linte të hapur një spirale ndaj shpresës më iracionale, në të kundërt, teksti i dekretit duket përfundimtar: «1) Shkrirje e të gjitha institucioneve dhe organizatave shtetërore nën pushtetin e tyre departamental brenda 1 janarit 2024 dhe Republika e Nagorno – Karabakut (Artsak) pushon se ekzistuari; 2) Popullsia e Nagorno – Karabakut, përfshi atë që ndodhet jashtë Republikës, pas hyrjes në fuqi të dekretit, familjarizohet me kushtet e riintegrimit të paraqitura nga Republika e Azerbaixhanit, me qëllim për të marrë një vendim të pavarur dhe individual në të ardhmen mbi mundësinë e qëndrimit (kthimit) në Nagorno – Karabak». Komunikata përfundon me një shprehje që duket se dëshiron të thotë, «nuk po gaboheni, ka mbaruara: dekreti aktual hyn në fuqi menjëherë pas botimit».
Ndërkaq në Armeni vazhdonin të shkonin të pashtëpitë nga Nagorno – Karabaku. Disa me makina të ngarkuara me çdo lloj objekti, të tjerë me pantofla dhe të mbështjellë me një batanije, dukshëm të ikur me ngut në zemër të natës. Tendat e Kryqit të Kuq në Kornidzor tani janë thuajse të shkreta, fluksi konstant që për një javë ka zënë çdo centimetër të rrugës midis Stepanakertit dhe kufirit është thuajse ndërprerë. Në orët e fundit vetëm ndonjë mjet i izoluar ka kaluar duke u përjkeur në ngjitjen e thepisur që nga ndërtesat e doganës çon në vend.
Mendohet se armenët e mbetur në Nagorno – Karabak janë akoma aty thjesht sepse nuk kanë pasur mundësi largimi. Ndoshta nuk e kishin një automobil apo nuk kanë arritur të gjejnë karburant. Sikur të mos mjaftonte, javën e kaluar në Stepanakert ka shpërthyer një depo benzine, ndërsa banorët qenë në radhë nëpër karubrante për largimin. Numërohen mbi 100 të vdekur dhe 300 të plagosur, por shifrat janë të pasigurta dhe, përveç Kryqit të Kuq, askush nuk ka mundur të ndërhyjë në vend për ta verifikuar me saktësi entitetin e masakrës. Midis të pashtëpive të ardhur në kufi janë të shumtë që tregojnë abuzimet nga ana e forcave azere.
Zara Amatuni, zëdhënësja e Kryqit të Kuq armen, na shpjegon se «kemi marrë shumë sinjalizime në këtë kuptim, por ajo që mund të bëjmë është t’ua kalojmë informacionet autoriteteve ligjore kompetente dhe vazhdon ta monitorojë situatën sa më afër të jetë e mundur». Edhe Artur Hovhannisyan, përfaqësues i ministrisë së dikurshme të Jashtme të Artsakut, shpjegon se «po punojmë 24 orë në 24 orë për të garantuar ruajtjen e civilëve». «Po përhapen zëra për tortura nga ana e forcave azere, po mblidhni dëshmitë, i keni tashmë provat?», këmbëngulim. «Jemi pasoja e këtyre denoncimeve, Mbrojtësi Civil i Artsakut pranë Kombeve të Bashkuara po merret me të».
Përveç mikpritjes së refugjatëve, preokupimet e brendshme të Armenisë mbesin dy: fatet e qeverisë dhe frika për një aksion të ri ushtarak nga ana e Azerbaixhanit. Në rastin e parë, manifestimi i së shtunës 30 shtator në Jerevan duket se i ka mbytur përfundimisht aspiratat e opozitës për ta përmbysur qeverinë e Pashinyan. Në përfundim të manifestimit në Sheshin e Republikës, politikani Vazgen Manukyan pranon: «“Komiteti Kombëtar” përmblidhet në përgjegjësinë e largimit të Nikol Pashinyan. Kemi përcaktuar një tabelë veprimesh të qartë për ta bërë. Nuk ka funksionuar, kemi bërë një gabim pasi kemi nënvlerësuar forcën tonë humane dhe organizative». Kjo nuk do të thotë se lidershipi i kryeministrit në kufi është i qëndrueshëm. Në vend mëria ndaj tij është e madhe. Ka që e akuzojnë se nuk ka luftuar se duhet kundër Bakusë, ka se ka gabuar totalisht strategji diplomatike, ka deri që evokon teori komplotiste mbi faktin se pse Armenia është dorëzuar. Fakti është se për momentin nuk ka dalë ende një figurë e aftë që ta kundërshtojë seriozisht pushtetin e Pashinyan.
Megjithatë, mëria kundër Moskës është ende më e madhe se ajo ndaj kryeministrit dhe shumë prej politikanëve janë bërë zëdhënës të protestave në kohët e fundit konsiderohen si shumë të afërt me Rusinë dhe, pavarësisht tentativave të propagandës ruse për t’ia ngarkuar disfatën politikës «vasale të NATO» të Jerevanit, shumica dërrmuese e armenëve e akuzon Kremlinin për tradhëti. Ndërhyrja e munguar e kontigjentit të paqes gjatë muajve të embargos së vendosur trupave azere dhe pinteresimit gjatë operacionit ushtarak të javës së kaluar (pavarësisht oficerit të lartë rus të vrarë nga ushtarët e Baku) kanë hapur një të çarë që progresivisht po e erodon konsensusin që Moska gëzonte. Për armenin mesatar, Pashinyan është fajtor se nuk ka ditur ta mbrojë vendin e tij dhe për zgjedhje të gabuara në politikën e jashtme, kjo është e padyshimtë; por Rusia është fajtore për braktisjen në momentin e nevojës.
Deri shumë prej banorëe të vjetër të Nagorno – Karabakut, mbështetësit më të zjarrtë të afërsisë tradicionale Jerevan – Moskë, nuk e mbrojnë më Kremlinin (siç patën bërë pas humbjes së luftës në 2020, ku Rusia njëlloj nuk kishte ndërhyrë). Teza që dëgjohet të përsëritet më shpesh është se për të ndëshkuar kthesën properëndimore të qeverisë së Pashinyan, Kremlini ka vendosur ta lërë Azerbaixhanin të lirë të veprojë, dakord me Turqinë. Është vetëm një teori, por nuk mund të jetë larg nga realiteti dhe, në çdo rast, humbja e një «vasali» në Kaukazin jugor për Moskën është një dëm i madh, sidomos nëse konsiderohet forcimi i panturkizmit të Erdogan, i vlerësuar në deus ex machina i ekuilibrave rajonale.
Nga këto konsiderata lind frika për një rifillim të luftimeve, kësaj radhe brenda territorit armen, në rajonin jugor të Syunik. Duke vërejtur një hartë gjeografike mund të vërehet sesi rajoni Syunik në këtë moment gjendet në më jokomodin e pozicioneve nga pikëpamja taktike. Në perëndim kufizohet me eksklavën azere të Nachchivan, që pak më shumë në perëndim takohet me kufirin turk. Në lindje me Azerbaixhanin dhe territoret e sapopushtuara të Nagorno – Karabakut. Si presidenti turk Erdogan, ashtu edhe homologu i tij azer kanë deklaruar shumë herë se hapja e një kalimi në këtë pikë, që të dy liderët e quajnë «Korridori i Zangezurit», është themelor.
Sikur kjo të ndodhte, ëndërra e panturkizmit e Erdoganit mund të realizohej pjesërisht falë vijueshmërisë territoriale midis brigjeve të Detit Mesdhe dhe Detit Kaspik. Presidenti turk ka ftuar edhe Armeninë ta hapë tranzitin e mjeteve azere, ndërsa aleati i hekurt Aliyev ka deklaruar se «është vetëm çështje kohore». Kreu i shtetit azer e ka edhe ripagëzuar rajonin «Zangezur perëndimor», si të nënvizonte se faktikisht mendohej tashmëpër një integrim të tij në territorin e Azerbaixhanit. Teza në mbështetje të aksionit direkt mbi këtë rrip toke e ka shpjeguar gjatë një konference në Turqi javën e kaluar: «Dhënia e rajonit Syunik për Armeninë qe në gabim i Stalinit, një vendim i privuar nga logjika, historikisht ky i përket padyshim Azerbaixhanit». Nuk është hera e parë që dëgjojmë një deklarim i këtij lloji nga ana azere, por duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në rajon, nganjëherë frika e armenëve është absolutisht e justifikuar. Ndërkaq është në zhvillim kriza e radhës humanitare e kohës tonë dhe mbi 100000 persona gjenden duke rifilluar gjithçka nga zero: pa shtëpi, pa punë, në një tokë që e ndjejnë kulturalisht të afërt, por që nuk ësht shtëpia e tyre.
(nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA