Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën

Ashtu siç kishin paralajmëruar studentët e Mjeksësisë kanë dalë sërish në protestë. Protesta e tyre nisi te godina e kuqe teksa kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Me pankarta në duar ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit.

Protesta dhe bojkoti i mësimit vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Rikujtojmë se qeveria e cilësoi si çështje urgjente miratimin e ligjit në fjalë, para nisjes së vitit akademik, që sivjet filloi më 2 tetor. Për këtë arsye, nisma kaloi me procedurë të përshpejtuar në Qeveri dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për t’u miratuar në sesionin e kaluar. parlamentar.

 

About Redaksia

Check Also

Nga “Albanian Files” te përgjimet e Yeffet, aktivisti: SPAK të kërkojë arrestimin e Ramës dhe Ballukut

Në ditën e 108-të të protestës protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për …

Leave a Reply