Ndërsa demokratët numërojnë vitet në opozitë dhe shitjen e tyre tek regjimi, Basha dhe familja e tij numërojnë milionat e eurove të përfituara në këmbim të shitjes së interesave të demokratëve dhe popullit opozitar.
Babëzia e kësaj familje nuk njeh kufi dhe mund të jetë një rast unik në historinë botërore të politikës, kur një kryetar opozite u bë milioner duke qëndruar në opozitë si i shitur tek kreu i qeverisë.
Jo vetëm kunati i Lulit, por edhe bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha rezulton pronare e kompanive që kanë marrë 2 kate në ‘Lion Residence’. Procedura për marrjen e kateve në një nga kullat më të shtrenjta në Tiranë, nisën pak para zgjedhje të përgjithshme në 2021, dhe përfunduan pasi Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i humbën këto zgjedhje.
Dokumentin që ju shihni në pamje, është një akt noterial trashëgimie i datës 10 Mars 2022, dhe provon se bashkëshortja e Lulzim Bashës zotëron 50 % të fitimeve dhe aseteve në kompanitë e regjistruara në emrin e të vëllait Erion Isufi dhe për rrjedhojë është pronare me 50 % të pronave të marra nga këto kompani në 2 katet e Kullës ‘Lion Residencë’.
Në seancën plenare të së enjtes Lulzim Basha fillimisht e mohoi këtë gjë, ndërsa më pas përdori justifikimin se kunati I tij Erion Isufi e ka çdo transaksion transparent. Por akti noterial tregon se bashkëshortja e Lulzim Bashës është pronare me 50% në bizneset e tij, fakt i cili është mbajtur i fshehtë në dokumentet e dorëzuara në QKR dhe është fshehur në deklarimin e pasurisë së familjes së Lulzim Bashës.
Ndërkohë nuk dihet as burimi i të ardhurave për blerjen e këtyre ambiente në kullën në hyrje të Liqenit në Tiranë, një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, ku çmimet e apartamenteve janë shitur me 4 mijë euro për metër katror, ndërsa ambientet e bizneseve me çmim deri në 8 mijë euro për metër katror./Syti.Tv