Hakerat sulmojnë agjencine informative Balkanweb

BalkanWeb sulmohet nga hakerat. Sulmi nga hakerat është kryer gjatë natës së kaluar dhe kanë kaluar disa orë që faqja BalkanWeb nuk hapet për lexuesit e tij, të cilët janë me mijëra si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

BalkanWeb iu kërkon ndjesë lexuesve të tij për këtë problem dhe siguron se specialistët IT po punojnë për rikthimin e faqes në normalitet.

BalkanWeb është agjencia më e madhe informative në vend dhe ndër të parat në vend, që në mënyrë profesionale e të pavarur është në shërbim të lexuesve në Shqipëri dhe jashtë saj, duke përcjellë për ta çdo informacion, analizë apo opinion për zhvillime dhe argumente të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …

Leave a Reply