Berisha braktis fjalimin e Ramës për Kosovën

Rama ka folur sot në parlament për sulmin terrorist në Banjskë dhe deklaratën e tij për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Por, ndërsa Rama nisi të flasë, ish-kryeministri Berisha u ngrit dhe la sallën në shenjë proteste. Ndërsa nga krahu tjetër, deputetët e PS-së nuk u mjaftuan për të dëgjuar me sy dhe veshë liderin e tyre, por edhe të bënin detyrën e caktuar nga partia: të shpërndanin fjalën e Ramës në rrjetet sociale.

Kamerat në lozhë kapën njërën prej deputeteve të PS-së, Mirela Pitushi, deputete e listës shumëemërore të qarkut Fier, e cila me shpejtësi, sapo nisi fjalën kryeministri dhe kreu i PS-së, e shpërndau atë në faqen e vet.

About Redaksia

Check Also

“Associated Press”: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e …

Leave a Reply