Berisha: I vetmi konsensus, mbështetja e plotë e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Sali Berisha e ka konsideruar “arritje të madhe kombëtare” arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës për sulmin në Banjskë më 24 shtator nga një grup serbësh.

Berisha theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovësduhet të ndërtohen në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme, duke shtuar se “jemi vëllezër, por dy shtetet të pavarura”.

I pyetur se si u arrit konsensusi, Berisha u përgjigj se do merret vesh aq sa u zbulua se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur.

“Kemi qenë në qëndrime të kundërta për Kosovë. Marrëdhëniet Shqipërisë me Kosovën duhet të ndërtohen në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Jemi vëllezër, por dy shtetet të pavarura. Respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy vendet është kusht themelor, por kjo s’ka ndodhur.

Konsensusi është arritje e madhe kombëtare, u ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës.

Këtë prisnim shqiptarët e Kosovës nga Parlamenti i Shqipërisë, plus dy rekomandime të tjera.

Aq sa mund ta merrni vesh çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij. E rëndësishme është të votohet, është akt i rëndësishëm në një moment të rëndësishëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, Veliaj mesazh nga qelia Ramës

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social …

Leave a Reply