Pse Rama u detyrua të pranojë rezolutën e PD për Kosovën dhe loja e Pengut

Në seancën e së enjtes, ku opozita dhe mazhoranca kishin rënë paraprakisht dakord për rezolutë ndaj sulmit serb në Kosovë, Edi Rama u ndie ngushtë dhe pranoi me pahir rezolutën e deputetëve të PD.

Nëse Rama do ta refuzonte rezolutën e propozuar nga opozita, në kalkulimet e tij, do të merrte një damkë përfundimtare për të pranuar politikën e tij anti-Kosovë që po ndjek prej një dekade.

Duke llogaritur këtë dhe duke mos gjetur argumente për ta refuzuar propozimin e opozitës, Rama vendosi të ndryshojë lojën.

Të përfitojë sa të mundet dhe të lajë fytyrën e nxirë si avokat i zjarrtë i Vuçiçit dhe prokuror i ashpër i Albin Kurtit.

Rama pranoi rezolutën e opozitës, por futi menjëherë në lojë pengun e tij Lulzim Basha, për t’i dhënë një asis që t’i jepte mundësinë të bëjë një gol patriotik nga foltorja e parlamentit.

Deputeti i Bashës e thërret Ramën në interpelancë për Kosovën, dhe Lindita Nikolla, e cila nuk pranon kërkesën e deputetëve që propozuan rezolutën, pranon kërkesën e Kreshnikut të Lulit.

Kjo i dha mundësi Ramës të dalë në foltoren e parlamentit dhe të flasë si Enver Hoxha në vakt të vet. Ndejti për rreth dy orë në foltoren e parlamentit duke dërdëllisur fraza patriotike. Por u kujdes që gjatë gjithë fjalës së tij të fusë përçarje në politikën e Kosovës, duke sulmuar Albin Kurtin dhe duke marrë në mbrojtje Thaçin, Rugovën dhe Ramush Haradinajn, ndërkohë që dihet shumë mirë historia me këtë të fundit.

Do të mbahet mend në historinë e kombit shqiptar si i pari kryeministër shqiptar që hedh në gjyq një kryeministër, po shqiptar, vetëm për inate personale dhe për t’u dukur mirë në sytë e Vuçiçit.

Seanca e sotme në Parlamentin e Shqipërisë është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit mes Ramës dhe Bashës. Për politikën e brendshme kjo gjë dihej botërisht, e reja është që Basha tashmë po përdoret për të dëmtuar edhe shqiptarët jashtë kufijve të shtetit tonë./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply