Rama në krah të Serbisë, kërcënon Kosovën: Kosova do ta pësojë si Palestina

Pjesa nga fjala e Ramës

“Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur. Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut.

Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. C’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi.” tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply