Rama: Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet e ashpër me të, Serbia jo!

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë, në një kohë kur tensionet mes palëve janë të larta. I ftuar në Euronews Albania, Rama tha se diçka e tillë nuk është e planifikuar, por gjithçka mund tëndodhë, sipas tij, nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman.

I vënë përballë kritikave të shumta nga Prishtina zyrtare, për idenë se veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i, Rama tha se më e rëndësishme është paqja, gjë për të cilën sipas tij, nuk është e interesuar Serbia, pasi e ka humbur luftën.

Për Ramën, Kosova duhet të këmbëngulte për zbatimin e planit franko-gjerman, për të arritur atë që synon: njohjen përfundimtare.

“Nuk do thoja se BE-ja është treguar e padrejtë. Do të thoja se fatkeqësisht Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet më e ashpër me ta. Ndërsa Serbia e ka luajtur lojën me më shumë inteligjencë, një lojë e cila vetëm vijon, nuk ka mbaruar”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …

Leave a Reply