400 mijë eurot/ Prokuroria çon në gjyq Alda Klosin

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, pastruesen e saj, Rozeta Dobi dhe djalin e kësaj të fundit.

Ndaj Alda Klosit është ngritur akuza për deklarimit të rreme të shumës së parave dhe një apartamenti.

Ndërsa Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë për Alda Klosin është hapur hetim pasuror, por kjo çështje është veçuar.
Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ishbashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi pronarin e mbi 400 mijë eurove që u gjendën në shtëpinë e punëtores së saj.

Ndonëse në dëshmitë e Rozeta Dobit gjithnjë u fol se krejt vlera monetare dhe sendet me vlerë që janë sekuestruar në shtëpinë e saj janë marrë tek Alda Klosi, kjo e fundit e ka refuzuar faktin e dalë prej mikeshës, së cilës u tha se i ka besuar strehimin e rreth 1 milion eurove, para dhe sende me vlerë.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply