Berisha: PD përshëndet Samitin, prania e liderëve të BE, një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se, Partia Demokratike përshëndet Samitin. Berisha tha se, prania e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar.
“Partia Demokratike mbështet dhe përshëndet samitin e sotëm të liderëve të vendeve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, si një ngjarje ndër më të rëndësishmet, pas samitit të Selanikut 20 vite më parë.
Samiti i sotëm në Tiranë dëshmon vullnetin, konsekuencën e BE dhe liderëve të vendeve anëtare për të mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë, për të mbështetur procesin e integrimit të tyre në BE.
PD, si lokomotivë e proceseve integruese euroatlantike, garanton pjesëmarrësit e këtij samiti se ajo mbetet e vendosur, e përkushtuar me programin e saj, të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve, por edhe popujve të tjerë, në paqe, begati dhe zhvillim.
PD thekson se nga samiti i Selanikut gjer sot, kanë kaluar 20 vite, por mjerisht vetëm një vend i rajonit nga ajo kohë, është sot anëtar i plotë i BE, Kroacia. Dhe kjo, absolutisht jo se ka munguar predispozita apo dëshira e BE për integrimin e këtyre vendeve, por sepse dhjetë vitet e fundit, procesi i integrimit për shkak të regjimeve autokratike të instaluara në disa vende të këtij rajoni, u shndërrua në një horizont që largohej gjithnjë e më shumë.
Prania sot e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar se asnjë lloj fasade e Edi Ramës nuk do mund të pengojë ata të shohin muret që Edi Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin. Të shohin murin e kleptokracisë dhe korrupsionit, murin e drogës dhe krimit të organizuar, murin e varfërisë dhe mjerimit, murin e monizmit thuaj të plotë dhe luftës antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply