Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij. Sulmuesi francez sipas të gjitha gjasave do të ndërrojë mjedis në verën e vitit të ardhshëm.
Gazeta spanjolle “Marca” raporton se, nënkampioni i botës po e konsideron mundësinë e largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë në vitin 2024, kur edhe do t’i skadojë kontrata aktuale.
Ish-futbollisti i Monacos madje është bërë pishman që e ka vazhduar kontratën me klubin nga “Parku i Princave”. Ai është i gatshëm për një eksperiencë të re pasi la gjurmë të pashlyeshme në Paris.
Real Madridi është duke e pritur qe disa vite njërin prej futbollistëve më të mirë në botë dhe mund të ndodh që palët të bashkohen verën e ardhshme.