Vangjush Dako: Më lini të lirë, jam shoku i Edit

Gjushi kërkon lirinë si shoku i Edit!
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’ në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg. Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit kishte kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa u refuzua më 18 korrik. Pasi u la në burg pa afat nga shkalla e parë e GJKKO, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti ku ndodhen edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply