Berisha: Asnjë manipulim, asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Berisha: Asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës. Ai tha se, së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

“Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë.
Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.
Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij.
Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.
Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.
Këto masa dhe ccdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.
Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.
Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prokurorët bastisin zyrat e Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në kuadër të të cilës u …

Leave a Reply