Berisha: Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Berisha tha se, është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij.
“Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij.
Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre. Edhe njëherë e them. Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë.
Akuza është për korrupsion pasiv dhue larje parash, jo për privatizimin. Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur.
Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar.
Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …

Leave a Reply