Reagon Topalli: Regjimet mafioze duhen rrëzuar bashkë me drejtësine politike të tyre!

Jozefina TOPALLI

Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te levizjes ndaj kryetarit te opozites dhe familjes se tij eshte nje praktike ekstreme ,qe dhunon ne menyre ekstreme te drejtat e njeriut , minon demokracine dhe stabilitetin e nje shoqerie.

Kjo praktike perdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme , qe kerkojne te shtypin opoziten politike te nje vendi.

Ne shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh qe te urdherojne ndalimin e levizjes se depueteti, pa lejen e parlamentit, ne shkelje shume te rende te Kushtetutes , si nje kapercim i pafalshem i shtetit te se drejtes dhe si fakt i qarte i zbatimit te urdherve politik.

Perdorimi politik i drejtesise kundra opozites se nje vendi, e vecanerisht kundra kryetarit te opozites dhe familjareve te tij eshte hapi me i rrezikshem per stabilitetin e vendit, por mund te kthehet dhe si hap vendimtar per te ndryshuar situaten nga nje shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar ne nje vend qe interesim publik e ka te shenjte.

Regjimet mafioze duhen rrezuar bashke me drejtesine politke te tyre!

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Ky ishte mëngjesi turistik i Vlorës, tym e blozë!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi pamjet tronditëse nga pasojat e flakëve në vendin e …

Leave a Reply