Drejtësia e militarizuar politikisht

Nga Redin HAFIZI

Sot nuk e kemi Azem Hajdarin prej një çerek shekulli dhe fatkeqësisht rinia nuk e njeh atë. Ai ishte armiku i diktaturave. Shqipëria u deklarua si diktaturë, pasi dënohet opozita, ndërkohë që për të njëjtat akuza individë me poste drejtuese në qeverrinë aktuale, vazhdojnë të kryejnë veprimtarinë politike dhe të biznesit. Kjo është një përsëritje e asaj çfarë ka bërë diktatura me likuidimin e grupit të deputetëve. Ashtu siç Edi Rama dhe Erion Veliaj po bëjnë sot një luftë për të zhdukur opozitën, e ka bërë Enver Hoxha me çështjen e grupit të deputetëve. Ata u burgosën dhe likujduan që Enver Hoxha të qeverriste në diktaturë për 82 vjet. Në 8 Nëntor festojnë përvjetorin e partisë së tyre. Ndërkohë në një sistem demokratik nuk duhet të prevalojë partia komuniste, partia e punës dhe aktualisht partia socialiste përballë interesit të qytetarëve. Ata sot janë rikthyer dhe fatkeqësisht ne nuk kemi simbolet tona, pasi është e njëjta parti që ekzekutoi liderin Azem Hajdari. Ata nisën likujdimin përmes plumbave dhe tani vazhdojnë me tufën e luleve që fsheh diçka përmes fjalëve të diplomatëve dhe individëve që pretendojnë se mbështesin drejtësinë në Shqipëri.

Në sistemet globaliste politika është ushtria, pasi globalistët nuk pajtohen me depolitizimin e ushtrisë. Pra çdo gjë që rrjedh nga politika futet në një proçes militarizimi të individëve që paguhen nga OJQ që mbështesin shkatërrimin e shtetit nën pretekstin e mbrojtjes së të pambrojturve. Janë këta që përdoren për çdo gjë dhe paguhen nga OJQ dhe janë këto OJQ që po qeverrisin në Shqipëri. E provuan më parë në Itali dhe degraduan në qeverrisje të mafies. Ndërkohë që Italia kishte kaluar një proçes të duarve të pastra ku u shkarkuan shumë gjykatës, u arrestuan shumë politikanë dhe mafiozë, por solli një epokë kukullash në Itali dhe e kthyen vendin në një vend të botës së tretë. Meloni ndryshoi Italinë dhe i dha forcën e shtetit, ndërkohë që Rama nuk po di ta bëjë këtë në Shqipëri edhe pse tregon shumë miqësi me Melonin që tregon një Itali të fortë, apo edhe me Rishi Sunak që ka blinduar Anglinë.

Edi Rama erdhi në pushtet përmes këtyre OJQ që paguhen nga Soros dhe financuan të ashtuquajturën drejtësi. Si mund të financohet një ndër pushtetet e funksionimit të shtetit nga një sistem që nuk ka fare lidhje me shtetin, pra nga OJQ?! Pra në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie, por thjesht frikshëm është deklaruar ligjërimi i diktaturës. Drejtësia thjesht u deklarua në krah të pushtetit dhe kjo vjen pikërisht pas vizitës së Erion Veliajt në Washington DC. Ky individ beson se duke zhdukur simbolet e PD, do të mundet të kapë kreun e vulës që të sulmojë kreun e regjimit. Ideja se një e keqe më e vogël është më mirë se një e keqe më e madhe duhet të marrë fund. Vetëm kushtetuta vendos.

Lufta politike duke përdorur gjykatës dhe prokurorë ka hasur shumë nivele të larta edhe në USA kundër Presidentit Trump. Ndërkohë ka një ndryshim mes USA dhe Shqipërisë, pasi e dyta është diktaturë dhe e para është demokraci ku mund të fitosh të drejtën edhe pse drejtësia është politikisht e militarizuar.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply