Justina Boriçi u mor në pyetje sikur të ishte në polici sekret vetëm pse ishte emëruar në krye të AKKP

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Justina Boriçi u mor në pyetje sikur të ishte në polici sekret vetëm pse ishte emëruar në krye të AKKP.
Edi Rama dhe larot e tij skapistë përdorën me malinjitet të plotë, me keqësi, si argument kundër meje ndryshimin e modelit të institucioneve të administrimit të pronave, kalimin nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Agjenci të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, model universal në vendet e lira.
Në këtë rast shtoj se ishte ky model që me funksionimin e tij, arriti në dixhitalizimin e kadastrës, proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit vendosi ta rekomandojë edhe për vendet e tjera.
Në këtë kadastër të dixhitalizuar, Artan Lame dhe hajdutët e tij, kanë zhdukur 13 mijë tituj me pretendimin se kishte çrregullime. Fatmirësisht ajo ka një arkivë dhe Artan Lame do të japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin dixhital.
Po në këtë kuadër, Edi Rama dhe larot e tij skapistë, ndalen me paturpësi te emërimi në krye të AKKP të një zonje të nderuar, Justina Boriçi, të cilën e marrin në pyetje sikur në një stacion të policisë sekret, dhe e pyesin nëse e kishte takuar Sali Berishën para emërimit, nëse e njihje Sali Berishën. Sali Berisha, persona që nuk i njihte, nuk mund t’i emëronte. Sepse ishte i emëruar për shkak të detyrës të kishte CV e tyre, të njihej me integritetin e tyre sipas dokumenteve, të njihte nëse pranonin apo nuk pranon detyrën. Kjo është praktika standarde më normale.
Të njëjtën pyetje u bëjnë Edi Rama dhe larot e tij, personave që zonja Boriçi ka emëruar në AKKP.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply