Studentët nëprotestë, rrethojnë ministrinë e Arsmit

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish në protestë këtë të hënë. Ata janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë kundër ligjit të miratuar, që i detyron të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve ose në të kundërt duhet të paguajnë një tarifë të majme.

Siç shihet dhe nga pamjet, studentët kanë bllokuar totalisht qarkullimin te Rruga e Durrësit.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

About Redaksia

Check Also

Sezoni turistik 2026 në Vlorë, përtej shifrave dhe propagandës!

Nga Atird Hoxha – Kryetar i grupit të keshilltarëve demokratë në Keshillin Bashkiak Vlorë Sezoni …

Leave a Reply