I dënuari me 10 vite burg në Itali për trafik kokaine dhe heroine, dëshmitar për klubin “Partizani”

Prej ditësh del në mediat e qeverisë ai që njihet me emrin Paro Laçi. Ai hiqet si dëshmitar për farsën hetimore të SPAK për klubin “Partizani”. Ai thotë se është kërcënuar në atë kohë kur trualli i këtij klubi do ti kalonte pronarëve.. Po kush është ky individ me preçedentë penalë deri edhe për tentativë vrasje?

Paro Laçit i ka dha fund historisë 6-vjeçare të fshehjes prej drejtësisë italiane me një identitet të rremë, si shtetasi serb Berisic Paro kur u arrestua në dhjetorin e vitit 2012.

Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar Laçin në vitin 2006 me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997 ai akuzohej për trafikimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe 34 kilogramë kokainë të pastër të kapur nga policia e qytetit të Milanos. Për pak kohë Laçi është hetuar në gjendje të lirë dhe ka përfituar për t’u arratisur në Shqipëri, ku i fshihej autoriteteve italiane me identitetin e tij real Paro Laçi.

Edhe pse i dënuar në Shqipëri me 9 muaj burgim për trukim dhe favorizim korrupsioni, Laçi ishte i pa skeduar për dënimin nga Gjykata e Milanos duke iu fshehur drejtësisë me identitetin e rremë, edhe pse fotoja e vendosur nga Interpol Italia ishte e njëjtë me atë të Paro Laçit. Letër porosia e dërguar nga autoritetet italiane pas përgjigjes së Interpol Serbia se ky shtetas nuk ekziston dhe nuk është një shtetas Serb ka bërë që Interpol Tirana të ekzekutojë urdhër-ndalimin ndaj Paro Laçit dhe ta arrestoj këtë të fundit.

48-vjeçari Laçi u arrestua në kryeqytet, nga efektivët e njësisë operacionale dhe të kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, fare pranë Komisariatit numër 2, jo shumë larg zyrave të klubit të futbollit “Partizani”, në të cilin ai ishte administrator me 40 % të aksioneve, një pjesë të të cilave ai ia bleu ish-presidentit të Partizanit, Albert Xhani.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Parlament, deputetët e PD nuk lejojne deputetët e PS të futen në Parlament

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e …

Leave a Reply