Pas 12 mln eurove për mjete me qira, OSHEE tender 2 mln euro për mirëmbajtjen

Nga Boldnews.al

Administratori i ri i OSHEE-së Enea Karakaçi, një vartës i besuar i Belinda Ballukut, ka lëshuar dorën e parave publike. Brenda një kohe të shkurtër, “satelitët” e këtij operatori kanë shpenzuar plot 14 milionë euro. Jo për punë publike, rrjete të tensioneve, transformatorë, por për makina.

Me të drejtë, mjetet e OSHEE-së mund të konsiderohen si “të arta”, pasi kanë marrë një pjesë të mirë të fondit. Me procedura të dyshimta, Karakaçi ka urdhëruar bërjen e disa procedurave, ku më e fundit është mirëmbajtja e këtyre mjeteve. Por, nëse janë marrë me qira, përse nuk i mirëmban firma që i lëshon me qira? A nuk do t’i kalojnë kësaj firme në fund të përfundimit të afatit kohor? Para ‘mbi para’, pasi në këtë mënyrë shpenzohet disa herë për të njëjtin shërbim.

Shpallja e njoftimit të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro për mirëmbajtjen e mjeteve të OSSH-së

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, disa ditë më parë, OSSH-ja (firma satelite të OSHEE-së) ka shpallur fituesin e tenderit “mirëmbajtja e mjeteve motorike në pronësi të OSSH sh.a”. Fondi limit ose vlera e pritshme e kontratës ka qenë plot 178.821.930 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 2 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme për mirëmbajtjen, pasi dhjetëra miliona euro të tjera janë shpenzuar për blerje apo qira. Madje, vlera e qirasë arrinte në 37 mijë euro për 1 automjet. Kjo vlerë është kostoja reale e mjetit, i cili pasi përdoret rreth 2 vite i kthehet koncesionarit pa asnjë kosto tjetër, pasi edhe mirëmbajtja gjatë kësaj periudhe tenderohet, madje me vlera të larta.

Në dokument shkruhet se kohëzgjatja e mirëmbajtjes është 24 muaj, aq sa janë në fuqi edhe kontratat e qirasë. Në tender kanë marrë pjesë disa shoqëri, ku fitues ka dalë firma “ALSTEZO” me ofertë ekonomike 176.660.000 lekë pa TVSH. Tre firmat e tjera në garë janë s’kualifikuar, e para për arsye se nuk plotëson kriterin profesional, e dyta s’kishte paraqitur formular për taksat dhe e treta “nuk ka paraqitur ofertë ekonomike”. Dyshime të mëdha se gjithçka ka qenë formale dhe me fitues të paracaktuar.

About Redaksia

Check Also

Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash, i zgjedhur nga Balla

Kryetari i PD, Berisha deklaron në një postim në facebook se “narko-drejtori i ri i …

Leave a Reply