Gazetari Arian Çani tha se ajo që po ndodh me ish-kryeministrin Sali Berisha është marrëzi, pasi një kryeministër sipas ligjit nuk mban përgjegjësi kur firmos, pasi ky është verim kolegjial.
Çani tha se këtu do të ishte bërë luftë civile nëse do ishte për drejtësinë që bëhet në Shqipëri.
“Kur hyn drejtësia në këto personazhe, mbaron, nuk quhet më drejtësi e pavarur. Që të dënosh me burg një kryeministër apo një president duhet të kesh një flagrancë të tmerrshme. Kryeministri edhe kur firmos diçka, nuk e prek asgjë.
Nuk ka dalë kot shprehja që kryeministrat dhe presidentët i heq nga politika vota e popullit. Se po të ishte për drejtësinë këtu do të ishte bërë luftë civile.
Kryeministri kur firmos nuk mban përgjegjësi se është veprim kolegjial. Kjo që po ndodh sot me doktorin është marrëzi, se nuk mund të ndodh me asgjë”,-tha Arian Çani.
Sipas Çani,t është lajm fakti që të shtunën për herë të parë u prek nga drejtësia një nga personat më të rëndësishëm sa i takon politikës së 30 viteve të fundit në Shqipëri.