Berisha: Ndryshimet e vitit 2006 në ligjin për pronat sollën shumë risi në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ndryshimet e vitit 2006 në ligjin për pronat sollën shumë risi të reja dhe të rëndësishme në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit.
“Një sulm tjetër skandaloz politik bën Edi Rama dhe larot e tij skapistë për reformën e PD në fushuan e pronësisë dhe ndryshimet ligjore në këtë reformë. Kështu, ata rreken të mashtrojnë qytetarët se unë, afatin e paraqitjes së kërkesave të pronarëve, e kam bërë me ligj për të favorizuar Jamarbër Malltezin.
Ndryshimet në ligjin 9533 të vitit 2004, të bëra në vitin 2006, nuk kishin për qëllim vetëm shtyrjen e afateve, por sollën shumë risi të reja dhe të rëndësishme në procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave.
Në parim dominonte mbrojtja e interesave të shtetit, por pa cenuar, madje duke garantuar të drejtat e pronësisë private të objekteve të shpronësuara. Dhe, duke kufizuar trajtimin abuzive dhe përfitimeve të padrejta të kryera më parë bazuar në dokumentacionin ligjor të viteve të mëparshme.
Një nga problemet madhore ishin vendimet e faktit në gjykata. Me këto vendime, me një akt korruptiv mizerabël, tjetrit i merreshin dhjetëra hektarë sepse hajduti i tyre me dokumente të falsifikuara, i legjitimonte ato në gjykata. Ky amendim i dha fund kësaj dhe ky ishte një nga vendimet më të rëndësishme në çështjen e pronësisë. Ndaloi abuzimet.
E vriste Pëllumb Gjoka 83-vjeçaren dhe i merrte 300 mijë metër katror. Një nga aktet që po u përmend këtu. Në ligj, u vendos që kërkesat e bazuara në vendime fakti nuk trajtoheshin më. Erdhi fundi i tyre.
Në lidhje me shtyrjen e afatit, u bë për shkak të ndryshimit të dokumentacionit. Por duhet të jem i sinqertë, shtyrja e afatit është një detyrim i madh moral si ndaj pronarëve, ashtu edhe ndaj të përndjekurve politike. Sepse nuk mund t’i nxjerrësh nga prona pse ai nuk siguroi në kohë dokumentet.
Për ata që mendojnë se e paskam shtyrë afatin për Begetë dhe Malltezin, u them se këtë afat e kam shtyrë edhe me datë 10.2.2008, dhe Fatos Nano para meje, këtë afat e shtyu dy vite. Përfundonte në vitin 2004, e shtyu deri në vitin 2006.
Ndryshoi plotësisht modeli i administratës që menaxhonte çështjen e kthimit të pronave, u kalua nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që ishte institucion plot Arapër brenda, e kam fjalën për Farudinin, dhe u bë një institucion i përgjegjshëm dhe realizoi dixhitalizimin e kadastrës në 6 qytete të mëdha, me një model që Banka Botërore e rekomandonte edhe për vende të tjera.
Ky vendim, i njohu drejtorit të AKP, por edhe Avokatit të Shtetit, që të rishqyrtonte drejtësinë e vendimeve të mëparshme. Gjykata Kushtetuese ia hoqi drejtorit të AKP, por nuk ia hoqi Avokatit të Shtetit.
Vendimi gjithashtu disiplinoi mashtrimin me pronat, u rritën kufizimet për kthimin e pronësisë në krahasim me ligjin e mëparshëm. Pronarit tani i kthehej toka e blerë nga pronarët e tjerë dhe shteti i kthente lekët personave të tretë. Kjo mori fund. Pra, në të gjitha rastet, ky ligj ka shënuar një seri risish në reformën e pronësisë. Nuk ka ndryshime në të drejtën e parablerjes, ekzistonte në dy ligje”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply