Gjykata i cakton Berishës si avokat militantin e PS që mbështet Hamasin

Avokatët mbrojtës të kryetarit të PD, Sali Berisha janë larguar nga salla e gjyqit ku po zhvillohej seanca për njohjen me masën e dhënë nga GJKKO, pasi gjyqtarja nuk ka pranuar kërkesat e tyre. Pas këtij veprimi të mbrojtjes, një tjetër skandal ka ndodhur me urdhër politik nga Edi Rama, ku gjykata i ka caktuar Berishës një avokat ‘kryesisht’ nga shteti, militantin e PS, Artan Simoni.

Prej disa ditësh kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama i cili me urdhrat e tij politikë po “godet” Sali Berishën. Avokati i caktuar nga Rama, Artan Simoni shfaqet hapur kundër kryetarit të PD, Sali Berisha. Para dy ditësh ai shkruante fjalë denigruse në Facebook kundër Berishës.

Po kush është Artan Simoni?

Nga një vështrim në rrjetin e tij social, Simoni, rezulton një militant i thekur, jo vetëm i Partisë Socialiste, ku duket në një postim që sulmon liderin e opozitës në postim të dy ditëve më parë, por ai është edhe një militant i verbër i organizatës terroriste Hamas, e cila sulmoi Izraelin dy javë më parë.

Sipas vetë postimeve të Artan Simonit në rrjetet sociale, dallohet se avokati është edhe përkrahës i sulmeve të terroristëve të Hamasit ndaj Izraelit.

Ngelet për t’u parë se deri ku do të shkojë marrëzia e Edi Ramës në përdorimin e pushtetit gjyqësor ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, pas veprimeve të fundit antikushtetuese të ndërmarra ndaj kryetarit të opozitës shqiptare.

Avokati Genc Gjokutaj tha se, kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që Gjykata pretendon se e ka vendosur dje, dhe pa u njohur me aktet merr vendim që të vazhdojë seancën.

“Ne u paraqitëm sot në seancë, siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqares dhe sot kemi bërë kërkesë që të na japin dhe procerverbalin audio dhe gjyqësor si pjesë të provave për të kompletuar praktikën dhe depozitimin e kërkesës në sekretarinë gjyqësore.

Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që Gjykata pretendon se e ka vendosur dje, dhe pa u njohur me aktet merr vendim që të vazhdojë seancën. Kemi kërkuar që Gjykata të marrë iniciativën dhe të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mosdërgimin e kërkesës përcaktimit masës së sigurisë, dhe masat që janë marrë Gjykata mori vendim për ta rrëzuar këtë kërkesën tonë dhe ne morëm vendim që të largohemi”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …

Leave a Reply