Avokatët e kryetarit të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë deklaruar për mediat, se Gjykata e Posaçme ka refuzuar tu japë aktet e hetimit, dhe se po përdor instrumente dhe justifikime për të mos i dhënë ato.
“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për proces verbalin audio dhe gjyqësor.
Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance.
Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet.
Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme”, tha avokati Genc Gjokutaj.