Noka: SPAK shërbëtor i regjimit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për media  e ka cilësuar aksionin e SPAK për çështjen ‘Partizani’ si një akuzë politike, dhe SPAK-un si një shërbëtor të regjimit.Noka u shpreh se e vetmja rrugë është ngritja e shoqërisë cilive për ta mposhtur këtë regjim kriminal.

“Vendosi të thërrasë këshillin kombëtar i cili do të shqyrtojë më tej këtë situatë të paprecedentë ku montohet një akuzë  e gjitha politike ndaj kreut të opozitës me qëllim likuidimin e opozitës dhe më pas këshilli kombëtar do të marrë vendimet e duhura.

Përballë një regjimi ka vetëm një rrugë këtu për mua si person: Mosbindja civile për ta shbërë nga rrënjët një regjim kriminal korruptim. Në një moment që kushtetuta shkelet me këmbë, nuk trajtohet si themeli i një shteti, në atë vend nuk ka më demokraci. Në momentin kur ngre një akuzë tërësisht politike pa  e bazuar në asnjë nen të kodit penal  tregon që ky organ është shërbëtor i regjimit  dhe nuk është shërbëtor i ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …

Leave a Reply