Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka folur lidhur me seancën me dyer të mbyllura që u majt këtë të mërkurë në GJKKO, për dosjen ‘Partizani’. I ftuar në SYRI TV, Kaso sqaroi procedurat e shkelura nga gjykata gjatë seancës së sotme pas largimit të avokatëve mbrojtës të Sali Berishës, ku sipas tij në këtë moment gjykatësi nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç se të mbarojë ato që ka në dorë, por pa vendimmarrje.
Kaso shprehet se ky është një sulm politik për të përbaltur figurën e ish-kryeministrit Berisha, pasi gjykata nuk ka ende një akuzë zyrtare që rëndon ndaj tij.
Kaso:Në momentin që gjyqtarit i kërkohet përjashtimi, ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç se të mbarojë ato që ka në dorë, por pa vendimmarrje dhe sot kemi pasur disa vendimmarrje në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit nga ana e gjyqtarit, pra dy vendimet që kanë rrëzuar kërkesat paraprake të avokatëve dhe vendimi i tretë më flagrant që ka caktuar një mbrojtës kryesisht ndërkohë që mbrojtësit me prokurë ishin atje dhe ndërkohë nuk ka njoftuar edhe personin nën hetim që edhe nqs avokatët janë larguar dhe kanë braktisur procesin nga këndvështrimi i gjykatës duhet sipas rregullave procedurale ta njoftojë personin nën hetim që avokatët e tu janë larguar dhe gjykata të kërkon që o ti zëvendësosh brenda një ore apo menjëherë ose do të caktonte një avokat kryesisht, pra të drejtat minimale që i garantohen çdo personi nën hetim në Republikën e Shqipërisë.
Kemi të bëjmë me një zell të jashtëzakonshëm për të provuar atë që deri më sot e ka provuar me vepra që është thjesht një noter i asaj që i çon SPAK për të vazhduar në marrëzinë për ta përbaltur Sali Berishën se është përballë një procesi penal në një kohë që deri më sot nuk ende një akuzë zyrtare kundër tij.