Militanti i PS avokat i Berishës, Paloka: Ose janë idiotë, ose kanë arrogancë ekstreme

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO, që ka caktuar si avokat të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Artan Simonin. Paloka e konsideron vendimmarrjen ose si një arrogancë ekstreme, ose janë krejt idiotë dhe i bëjnë gjërat trashë.

Në reagimin e tij Paloka, referuar edhe një postimi në rrjetet sociale të Simonit, dy ditë më parë, ku ai dukej se komentonte nisjen e hetimeve ndaj ish-Kryeministrit, shkruan se “ose janë krejt idiotë dhe i bëjnë gjërat në mënyrën më të trashë të mundur, ose është arrogancë ekstreme për të treguar që nuk duan t’ja dijnë dhe qëllimisht e hapur shkelin dhe rregullat më elementare se për drejtësi as nuk mendohet”.

Në vijim, duke krahasur këtë procedutë gjyqi me ato të kohës së diktaturës, Paloka shkruan se “edhe diktatura në një fazë të dytë u tregua më luajale në gjyqet e saj politike kur i hoqi fare avokatët nga procesi”.

“Them me luajale në fazën e dytë se në fillim edhe diktatura si këta sot, ju caktonte “avoketër” që gjatë gjyqit thërrisnin bashke me turmën “armiqtë në litar”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

“Dosja me 500 faqe”/ Avokatët e kreut të PD dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dorëzuan …

Leave a Reply