“RD”
Vetëm një vit më parë Rama përvetësoi me vendim qeverie 812 mijë metra karorë tokë pulike në Portin e Durrësit për të nisur një investim privat. Në këtë truall të grabitur shqiptarëve Rama i ka lejuar vetes që të ndërtojë kulla për biznesin e tij me ortakët që a ka gjetur. Por nuk mjafton këtu. Investitorët e tij, Rama i ka përjashtuar edhe nga taksat që do të duhet të paguanin.
Në një kohë që ky grabit me vendime qeverie pronat e shqiparëve po burgosen ish-pronarët që kanë përfituar pronat e tyre pas gyësëm shekulli diktaturë sikurse është rasti i Malltezit, i cili përbën një preçedente të rrezikshëm pasi mbi bazën e tij mund të arrestohen të gjithë ata pronarë që kanë zhvilluar pronat e tyre.
Vendimi i Ramës për grabijen e Portit të Durrësit
Qeveria miratoi në parlament një projektligj me 6 nene dhe një relacion, por jo tekstin e marrëveshjes mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Në relacionin shoqërues të projekt-ligjit bëhet një përshkrim i kushteve të marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe kompanive investuese, ku bëhet e ditur krijimi i shoqërisë tregëtare “Albanian Seaports Development Company” me pjesëmarrës shtetin si partner.
Sipas qeverisë shteti do të ketë përfitim nga pjesëmarrja në këtë investim dhe do të ketë të mbrojtura kuotat e tij nga risku.
“Projekti i konceptuar si një projekt i integruar turistik do të bashkëzhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit. Projekti do të zhvillohet në dy faza relativisht të ndara nga njëra-tjetra në hapësirë dhe në kohë, por që do të jenë të integruara në përfundim të projektit. Buxheti/kostoja e investimit të projektit është parashikuar të jetë €2,081,347,054”- thuhet në relacion.