Berisha: Kryengritja është paqësore, mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë!

Në konferencën për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kryengritja është paqësore, por mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Berisha tha se, kjo është lëvizje pa kthim.
“Kryengritja është paqësore. Por, çdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë.
Kryengritja është paqësore, por mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë.
Por kjo është lëvizje pa kthim.
Ne do fitojmë.
Ne e meritojmë të fitojmë se po mbrojmë parimet më themelore të demokracisë.
I merr deputetët dhe i shndërron në një…
Po pse të rrinë në parlament ata?
E shkatërron parlamentin në një mënyrë, ç’të thuash se nuk dua të lëshoj gojën.
Kështu që beteja nuk ndërpritet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kryengritje para Parlamentit me 12 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, njoftoi …

Leave a Reply