Dorian Duçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme SPAK, pasi akuzohet për përfshirje në rastin “McGonigal”.
Dorian Duçka është njëri nga personat të cilit i del emri në dosjen amerikane për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal, ku shënohet si “Personi B”.
Sipas aktpadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish-zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.
Ky person është shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.
Duçka është thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së amerikane, Charles McGonigal. Dorian Duçka, ish-këshilltari i jashtëm i Edi Ramës që gjithashtu njihet edhe si mik i afërt i kryeministrit Edi Rama është përmendur që në vitin 2020 në media teksa shoqëronte deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann në Kryeministri.