Kryetari i PD, Berisha tha se, pasi kërkuan 3 vjet me lupë, nuk gjetën asnjë provë sepse nuk ekzistojnë!
“Kjo pyetje ka marrë përgjigjen më të plotë nga dacibao e Edi Ramës dhe larove të tij. Pasi kërkuan 3 vjet me lupë, nuk gjetën asnjë provë. Sepse një provë të vetme të qëndrueshme, i lejonte ata të formulonin aktakuzë penale.
Në asnjë rresht, në asnjë rast ata nuk konfirmojnë një provë të vetme, sepse nuk ekzistojnë.
Sigurisht ata kanë thënë se Jamarbër Malltezi, përfundoi nga 113 metra tokë, si investitor, përfundoi me 5.4 milionë euro.
Mirëpo, ata nuk thonë, ndonëse e pohojnë se duhet të jem i saktë, pohojnë se ndërtuesi Fatmir Bekteshi që ishte aksioner me 40 përqind të kompanisë Homeplan, deklaroi se ne që në fillim të tre vendosëm të shesim në gropë, në themel. E thotë ai.
Po ata, për të mos falsifikuar dhe mashtruar qytetarët me 5.4 milionë euro, duhet të analizonin të gjithë faturat e shitjes dhe blerjes së pallateve në gropë. Ato janë me qindra e qindra.
Ajo kompani ka një bilanc. Dhe ata duhet t’u thonin qytetarëve se pas bilanceve, ky person nuk ka 5.4 milionë euro. Por nuk e bëjnë këtë se e dinë se ky person, qindarkë për qindarkë, i ka të vetat.
Por ata janë përpjekur të krijojnë ushqim për horat, për manipulatorët, për të keqshfrytëzuarit.
Mund të thonin se është futur jo me 113, por me 1250 metër katror, se ka blerë te kushërinjtë. Kështu që asgjë nuk qëndron aty.
Prandaj, edhe pyetja që bën, nuk qëndron se unë kam folur për prova dhe fakte, por jo për trillime dhe manipulime. Për mashtrime. Besoj se jam i qartë”, tha Berisha.
Check Also
PD kallëzon në Prokurori institucionet vendore: Vlora u përmbyt nga neglizhenca e kryebashkiakut
Partia Demokratike dega e Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me …