Bardhi: Nuk duhet të jetë e largët dita kur Edi Rama të përballet me drejtësinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar ditën e sotme lidhur me sekuestrimin e pronave të investitorit strategjik, Pëllumb Gjoka. Përmes një postimi në rrjete sociale Bardhi shkruan se tashmë është e qartë arsyeja përse kryeministri Rama dhe mazhoranca refuzuan ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Bardhi shprehet se shumë prej këtyre investimve nuk lidhen me zhvillimin por me paratë e pista, teksa paralajmëron se shumë shpejt edhe për Kryeministrin Edi Rama do të vijë dita kur do të trokas në dyert e drejtësisë.

Reagimi 

Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit.

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë. Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista.

Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit. Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply