Berisha: Edi Rama nuk mund ta vendosë kurrë nën kontroll PD-në dhe opozitën!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se, Edi Rama nuk mund ta vendosë kurrë nën kontroll PD-në dhe opozitën e Shqipërisë!

“Ata hyjnë në këtë proces sepse e panë që ajo puna grata, non grata nuk eci, nuk piu ujë dhe tani menduan se po rreshtojmë ca prova.

Mirëpo u deshën vetëm pak ditë që 70% e opinionit publik ti hedhë poshtë me përçmim, si shpifje, si trillime të denja vetëm për Ramën dhe çetën e tij.

Ky proces është veç se plumbi i radhës në një breshëri që ka nisur ndaj opozitën në vitin 2021, kur ne me qëndrimet tona i thyem ëndërrën Edi Ramës për të kontrolluar të fundit institucion që nuk e ka futur nën kontroll dhe nuk do të mund ta vendosë kurrë, PD dhe opozitën e Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply