Shqipëria arenë kukullash

Nga Redin HAFIZI

Ndërkohë duket se Shqiptarët janë spektatorë qejprishur në këtë shfaqe shumë të dobët. Kukullat kanë nisur të mos rrespektojnë skenarin. Fijet e mjeshtrit që u rri mbi kokë janë këputur për disa nga kukullat dhe skena duket si një kazan me plehëra të materialeve të ndryshme por që çuditërisht janë të pariciklueshme.

Ndërkohë Shqiptarët janë të detyruar të shohin shfaqen që po u nxin faqen kudo në botë. U kishin thënë se do të kishte garë, lojëra, argëtim, ndoshta nëse bujqësia do të kishte prodhim, do të kishin edhe ushqim. Gjithçka e garantuar nga kryekulla e dobët që drejton rrjetin e kukullave lozonjare përballë kukullanit të madh me ushtrinë. Marrëveshje kukullash për të ndenjur varur në fijet e mjeshtrit.

Ndërkohë në arenën gjigande Shqiptarët të painteresuar qëndrojnë të ngujuar dhe shpesh të detyruar të duartrokasin lëvizjet e mjeshtrit të kukullave, fytyrën e të cilit askush nuk mund ta shohë. Dikush tha se është njeri si të gjithë të tjerët. Po të ishte e vërtetë, atëherë përse nuk bën siç bëjnë gjithë të tjerët, njerëzit me shpirt e zemër? Megjithatë shumica beson se është thjeshtë një kukull gjigande që kërkon vetëm të komandojë kukulla duke i lidhur pas vetes me fije që në Shqipëri nuk është problem se janë shumë të dukshme. Ky vend qeverriset nga perandoria e kukullave dhe nuk është problem se të njëjtat kukulla luajnë në arenë. Qeverrisja në sistemin e kukullave është vetëm një seri lojërash ku Shqiptarët duhet të paguajnë për të ndenjur peng. Dhe Shqiptarët janë njerëz me shpirt, zemër e gjak, por duhet të shohin shfaqjen, pasi kukullat janë të pamëshirshme, pasi janë vetëm material i pariciklueshëm e nuk kanë shpirt, zemër e gjak.

Ndërkohë Shqiptarët rrinë e vështrojnë se si fijet e disa kukullave këputen e të tjera ngrihen lart. Kukulla që kalben dhe të tjera që shkëlqejnë përmes ngjyrave të momentit, por që sërish janë kukulla që mbahen në fije, që kalben nga koha dhe më e rëndësishmja janë të pariciklueshme.

Ndërkohë Shqiptarët shohin edhe këtë zinxhir kalbëzimi që po i degdis ata si njerëz në tunelet më të qelbura të shoqërisë, në vend që të ngrihen dhe të mos kërkojnë shpërthimin e dyerve të arenës, por pushtimin e arenës për të luajtur lojën e tyre njerëzore, lojën e bukur me shpirt, zemër e gjak. Vetëm Shqiptarët e kthejnë Shqipërinë nga një arenë kukullash në një shoqëri qytetarësh të barabartë dhe me të drejta.

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply