Berisha: Ajo që nisi në parlament ishte fillimi i një beteje lemeritëse për Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama e bëri këtë sepse e pa se ajo që nisi në parlament ishte fillimi i një beteje lemeritëse për të. Berisha tha se, opozita sot është më në këmbë se kurrë!

“Edi Rama është personi i vetëm në memorien time në politikë, i cili kur përballet me përgjegjësinë, mban qëndrimin e njeriut primitiv. Dallimi më thelbësor në evolucionin e qenieve njerëzore, nga kalimin e tij nga primitiv në qenie të qytetëruar, është përgjegjësia.

Njeriu primitiv i fshihej përgjegjësisë, njeriu i qytetëruar e mban përgjegjësinë, ndjen përgjegjësi për ato që është i ngarkuar, për shtëpinë e tij, për rrugicën e tij, për lagjen e tij, për vendin e tij. Përgjegjësia është pra muri ndarës.

Edi Rama nuk është njeri primitiv, është një njeri që ka në shpirt primitivizmin e trashëguar që të mos njohë asnjë lloj përgjegjësie. Këtë qëndrim ai mban me çdo gjë. Këtë qëndrim ai mban kur vendose hartën e Ballkanit të Hapur me kufijtë e Kosovës të fshirë në FB e tij. Ma vendosën të tjerët, paçka se është Novisadi në fotografi me të.

Këtë qëndrim ai mbajti kur rrinte në një distancë 6 metra në stadium ndaras me kryeministrin e Kosovës. Nuk e dija unë, nuk njoftoi njeri, në një kohë kur ishin njoftuar të gjitha protokollet. Në njohjet e mia për të, nuk kam asnjë dyshim se ai mund të bëjë çdo lloj keqbërje dhe ligësie, përveç ato që ka frikë.

Tani vijmë pse e bëri këtë? E bëri sepse e pa se ajo që filloi në parlament ishte fillimi i një beteje lemeritëse për të. Ai e pa që i shkoi kot pazari me Lul Bravën. Ai e pa që ëndrra e tij kriminale për të kontrolluar opozitën u bë pluhur. E pa se 40 deputetë kanë vendosur betejë pa kthim në atë tempull, ta mbrojnë.

Dhe tani mendoi se mund ta trembë opozitën duke sanksionuar me gjykatë, pa leje parlamenti, kryetarin e opozitës. Gjë që nuk e ka bërë as Vladimir Putini, as Lukashenko, as Erdogani, asnjë njeri tjetër.
Sepse ka një rregullore, është bërë njëherë në Turqi, dhe kur është bërë në Turqi ka një gjykim të Strasburgut, që urdhëron qeveritë anëtare që në asnjë rast nuk mund të bëjë kufizme pa lejen e parlamentit.

Mendoi se gjeti tre persona, çfarë t’u thuash, mercenarë të tij, se duke zbatuar një urdhër antikushtetues, mund të lante duart me këtë problem. Por opozita sot është më në këmbë se kurrë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply