Berisha: SKAP-i i partisë tani është skupi i partisë. Fshehin dokumente për të krijuar dyshime

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i i partisë tani është skupi i partisë. Berisha tha se, fshehin dokumente për të krijuar dyshimin se nga mbijnë këto fonde.
“Ka një moment të dytë. Për të krijuar uaunë dhe skupin, prokurorët politikë të partisë mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt. Abi Malltezi u bë me 113 metra, investitor që fitoi 5.4 milionë euro.
Mashtrim publik i dënueshëm. Abi Malltezi u bë investitor jo me 113 metra tokë, por me 1250 metra tokë, që i bleu të kushërinjtë e tij, të dajo i tij.
Dokumentet e këtyre blerjeve ezistojnë të gjitha në dosjen e SKAP-it të partisë. Por tani SKAP-i i partisë është tani skupi i partisë. Dhe fshehin dokumente për të krijuar dyshimin se nga i mbijnë këtij këto fonde.
Së dyti, biznesmeni i ndërtuar Fatmir Bektashi, që ndodhet në arrest shtëpie për shkakun e vetëm se ka pasur ortak dhëndrin e Sali Berishës, pra ndodhet në një masë politike vetëm për këtë, ka deklaruar në hetim se që në fillim të tre ortakët, kanë rënë dakord të shesin në gropë.
Çdo ndërtues dhe çdo njeri që blen apartamente, e dinë se ç’do të thotë të blesh në themele, blen në një përqindje mjaft të lirë se kur blen një pallat të përfunduar. Dhe këtë ata nuk e marrin parasysh, ndonëse kanë të gjitha dokumentet, kontratat e shitjes, depozitimit të parave. Vetëm me keqësinë e tyre për të bërë skupin, shprehen në këtë mënyrë.
Së treti, flasin për një fond 3-5 përqind të pronarëve. Cila është historia? Familja Begeja dhe çdo familje, kanë zgjedhur nga një përfaqësues të tyre për t’i përfaqësuar në procesin e privatizimit dhe kishte më pas diskutime me 22 familje që ishin aty të vendosura pa asnjë leje apo autorizim.
Ky fond, ata që kanë hetuar 3 vjet, nuk kanë gjetur një dokument të vetëm që është materializuar. Sepse nuk u realizua sepse Fatmir Bektashi mori përsipër të kryejë shpenzimet që duheshin, kurse Abi Malltezi u mor kryesisht me dakordësimin me familjet pushtuese që ishin aty, të cilat pa asnjë ankesë u sistemuan, morën para ose apartamente sipas ligjit.
Edhe ky është një bllof, një tym që ata e ngrenë për të zgjuar dyshime dhe nuk sqarojnë se kjo nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk është zbatuar. Edhe njëherë, pasi dështuan në tre vite hetimi intensiv dhe të gjithanshëm, ata arritën në shkelje të Kushtetutës, të dërgojnë pa leje parlamenti, kërkesën si person në hetim dhe jo si person në ndjekje penale, në gjykatë.
Duhet t’u sqaroj një gjë, unë që flas, në vitin 2012, jam personi që kam hequr kufizimin për hetimin e deputetëve. Fakti që ata kanë hetuar 3 vite pa asnjë autorizim, dorëzimi i sanksioneve pas tre vitesh, është thjesht një masë e turpshme e Edi Ramës, i tmerruar se opozita nisi betejën e saj pa kthim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PR: Shqiptarët sot protestojnë për familjen dhe veten e tyre!

Partia Republikane me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin …

Leave a Reply