Jamarbër Malltezi po mbahet peng, avokati: U ndoq nga civilë të armatosur nga Vlora në Rinas

Jamarbër Malltezi po mbahet peng nga Rama dhe vegla e tij SPAK pa pasur asnjë akuzë ndaj tij. Ai është ndjekur nga civilë të armatosur nga Vlora në Rinas dhe ndalimi i tij i ngjan një rëmbimi nga civilë të armatosur dhe pa asnjë sinjalistikë policie.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, nga gazetarja Nisida Tufa, në News24 foli për vijueshmërinë e procesit gjyësor ndaj ish-kryeministrit dhe Jamarbër Malltezit, në lidhje me dosjen ‘Partizani”.

Në lidhje me momentin e arrestimit të dhëndrit të Berishës, avokati Gjokutaj tha se Jamarbër Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten, Argita Malltezi në aeroportin e Rinasit, e cila ishte duke u kthyer nga Gjermani. Më tej ai tha se Malltezi u ndoq nga Vlora për në aeroport nga SPAK.

Ndër të tjera, Gjokutaj tha se Sali Berisha nuk e braktis çështjen, por hetimin, ndërsa shtoi se ish-kryeministri është në një sulm permanent nga mazhoranca dhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Është herët për të thënë se çfarë do të bëjë Berisha. Ne këtë vendim do e ankimojmë te Gjykata e Apelit. Kjo si gjykatë speciale, ka një praktikë që kërkon ti përfundojë afati palës mbrojtëse. Detyrimi për paraqitjen në policinë gjyqësore kërkon të verifikojë praninë Berishës në dispozicion të hetimi. Berisha ka deklaruar se nuk braktis çështjen, por hetimin. Po të zbatonin procedurën parlamentare nuk do kishin ndodhur këto. Berisha është në sulm permanent nga mazhoranca dhe nga Basha. Kur fut duart politika ke rrugë të shkurta dhe krasitje.

Ditën që u arrestua Jamarbër Malltezi, ai priste të bashkëshorten në Rinas. Ajo kthehej nga Gjermania për arsye personale, shëndetësore. Malltezi ka qenë në Vlorë dhe është ndjekur që nga Vlora drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë”, u shpreh Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Parlament, deputetët e PD nuk lejojne deputetët e PS të futen në Parlament

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e …

Leave a Reply