“Los Blancos” fituan me përmbysje rezultati 1:2 në udhëtim ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Pjesa e parë i takoi katalonasve, të cilët e mbyllën me epërsi minimale 1:0.
Ishte Ilkay Gundogan që realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një gabimi në mbrojtjen madrilene.
Barcelona pati mundësi të dyfishonte epërsinë gjatë pjesës së parë, por gjuajtja e Fermin Lopez u ndal nga shtylla pingule.
Në pjesën e dytë, Real Madridi pati iniciativën, megjithatë rastet më të mira ishin për Barcelonën.
Jude Bellingham barazoi shifrat në minutën e 68-të, pas një goli spektakolar nga distanca.
E kur të gjithë menduan se nuk do të kishte fitues, kështu nuk mendoi Jude Bellingham që realizoi golin e fitores së madhe për mysafirët në minutën e dytë shtesë.
Kësisoj, Real Madridi tani ka 28 pikë në vendin e parë në tabelë, me pikë të njëjta me Gironan.
Kurse, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 24 pikë dhe e shijon kështu humbjen e parë në këtë sezon në La Liga.