Argita Malltezi: Rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, policia e diktuar nga mllefet e Edi Ramës

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi, ka foluar sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën dhe analistë rreth ngjarjeve të fundit dhe sulmeve politike ndaj Berishës dhe Malltezit.

Nga shumë të rrallat dalje të saj mediatike, autorja e disa botimeve në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, Argita Malltezi vendos t’i përgjigjet pyetjeve të forta për raportin me babanë përjetimin për arrestimin e bashkëshortit dhe procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak që kur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash”, tha Argita Malltezi.

Argita Malltezi tha se policia është diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës.

“Nuk arrita të takohesha. Kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Unë zbrita nga avioni, fola me të. Pak më vonë më tha që më kanë arrestuar. Nuk kisha asnjë lloj informacioni. Prisja çdo gjë. Policia është diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës. Kurrë nuk do ta kisha besuar se një jurist do të shkruante një gjë të tillë. Të parin në telefon mora vëllain. Më vonë u qartësua ndërkohë që vija në Tiranë”, tha ajo.

Ajo thotë se po bën një betejë për të drejtën.

“Sot unë bëj një betejë për të drejtën. Është një betejë solide në aspektin juridik. Kjo është jeta”, tha Argita Malltezi.

-Po fëmijët?

“Fëmijët reflektojnë gjendjen e prindërve. Njoftova vajzën, djali ishte me prindërit. Ai ishte moment për të marrë situatën në dorë”,u shpreh Argita.

About Redaksia

Check Also

Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë. …

Leave a Reply