Arrestohet Mark Frroku për pronën te Kepi i Rodonit

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Burimet e policisë bënë të ditur se, gjatë sherrit është qëlluar me armë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë është kushëri i ish-deputetit Frroku.

Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike.

Të 8 personat u shoqëruan një ditë më parë, ndërsa burimet konfirmuan sot se është arrestuar edhe Mark Frroku.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe këtu ka nisur sherri.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta nga shqiptarët edhe në Frankfurt

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë …

Leave a Reply