Kryetari i PD, Sali Berisha në denoncimit që bëri sot para mediave, duke shfaqur filmime të aktivitetit të bandës së Bajrave në Shkodër ditën e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në mbështetje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ai akuzoi hapur se, “SPAK-u është pjesë e Bajrëve”.
“Nuk e pyet kush përfaqësuesin tonë aty. Aty çdo gjë ishte e përcaktuar nga Bajrët.
Ata kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete. Ai i shoqëronte.
Ata i prisnin komisionerët e PS, në praninë e tyre u thoshin që Bajrët janë me ne dhe këtu Bajrët bëjnë ligjin.
Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që ofruan këto pamje se nuk i patëm në fillim këto.
Ne e denoncuam, nëse u kujtohet se autokolona e Bajrëve me makina të blinduara po qarkullonin kudo në qytetin e Shkodrës.
Por dokumentet duheshin. Tani siguruam këto dokumente, më vonë mund të sigurojmë të tjera dokumente, mund të na i japin. Por kjo është historia e mandatit të Shkodrës”, tha Berisha.