Bardhi thirrje 23 deputetëve të parjashtuar nga PS: Të gjithë në Kuvend në seancë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u bëri thirrje 23 deputetëve të përjashtuar nga PS që të shkojnë në Parlament për të marr pjesë në seqancë që do të zhvillohet pasditen e sotme.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e hënë në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, çka detyruan kryeparlamentare ta ndërpresë seancën pa miratuar ligjet. Për këtë arsye, 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca e fundit të Parlamentit. Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kryetari i PD, Sali Berisha.

Bllokimi i seancës erdhi pas nisjes së aksionit të ri të opozitës kundër bllokimit nga ana e mazhorancës në pushtet të komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Kullë 20-katëshe tek Pallati i Kongreseve

Erblin Vukaj Truall dhe leje për një kullë 20-katëshe në “këmbim” të rikonstruksionit të Pallatit …

Leave a Reply