Bllokimi i kuvendit/ Abilekaj: Kjo është më e pakta që mund të bëjë opozita!

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, i ftuar në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, gjatë komentit të tij për atë që ndodhi në seancën parlamentar është shprehur se kjo është më e pakta që mund të bëjë opozita. Sipas Abilekajt, opozita nuk duhet të lejojë më të zhvillohen seanca parlamentare, deri sa t’i kthehen të drejtat e saj.

“Problemi më i madh aty është prezenca e madhe e gardës në parlament. Pas incidentit që ndodhi mes Vullnet Sinës dhe Nallbatit, në çdo folës kishte një gardist që e ruante. Ai nuk ishte parlament më, me gardën që do vendosë se kush do të flasë dhe kush jo, nuk është parlament. Ai është parlament i Gardës, parlament ushtarak, është ushtria që ka marrë në dorë situatën sepse nuk kontrollon dot realitetin politik.

Ajo përleshja e vogël që nuk zgjati shumë, ishte ajo që duhej të bënte sot opozita. Me atë shou që bëri nuk ja doli dot të bllokonte të folurën e mazhorancës. Kemi një opozitë që kërkon të drejtën e fjalës dhe as këtë nuk po ja japin tani. Gazment Bardhi donte të drejtën e fjalës në emër të grupit, nuk ja jepnin.

Pasi i kanë mohuar të drejtën për të emëruar kryetarin e grupit të vet, të drejtën për të emëruar kryetarin e reformës zgjedhore, për të hetuar kryeministrin dhe qeverinë në komisione hetimore, të cilat gjykata kushtetuese ja ka dhënë të drejtën në mënyrë automatike, pa asnjë lloj diskutimi.

Pasi i ka mohuar të gjitha këto, ata duan vetëm të flasin dhe të dëgjohen, të reflektojë mazhoranca, këta Vullnetët, deputetët që kanë këta dalin aty dhe ua mohojnë, përdoren si ushtarë, me ato fjalime që kopjonin njëri tjetrin.

Ajo që përdori Nallbati kundër Vullnet Sinës, nuk është asgjë. Nëse ai ka dalë kundër opozitës hapur, i vetmi mjet që i mbetet opozitës, ky është. Do i heq mikrofonin, do shtyhen, do godasin me grushte, do përplasen se nuk mund të mbrosh dot të drejtën tënde. Opozita kërkon kohën parlamentare, të drejtat minimale parlamentare në një vend që quhet demokratit, ose ndryshe nuk është. Siç edhe nuk është.

Këta vullnetarët e Enverit që flasin aty, nuk duhen lejuar të flasin me çdo lloj mjeti, sepse ata janë duke goditur opozitën”, tha Enton Abilekaj.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply