Deputetja e Partisë së Lirisë, Monidha Kryemadhi u pyet pas seancës plenare nëse ka pasur fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se ka shkuar në dyert e SPAK për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi tha se, Malltezi është i burgosur politik, Berisha një i përndjekur politik!
“Unë kam pasur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”-tha Kryemadhi.
I pyetur për akuza ndaj Sali Berishës dhe bashkëshortit të vajzës së tij në lidhje me hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, Kryemadhi e cilësoi Jamarbër Malltezin si të burgosur politik,
“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit. Mua nuk më shqetëson SPAK-u. Çfarë është një prokuror? Është një nëpunës. I paguan rrogën Edi Rama që i thotë të heqë gruan nga puna, të vëmë 10 policë nga prapa”, tha Kryemadhi.